Deklaratat e zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini kundër presidentit francez Emmanuel Macron kanë shkaktuar tensione mes Parisit dhe Romës.
Salvini ironizoi nismën franceze për dërgimin e trupave në Ukrainë, duke thënë se “Macron mund të shkojë vetë me pushkë dhe helmetë”.
Si reagim, Ministria e Jashtme franceze thirri ambasadoren italiane në Paris, duke i cilësuar deklaratat si “të papranueshme”.
Ndërkohë, kryeministrja Giorgia Meloni është distancuar nga kjo ide, duke refuzuar angazhimin e Italisë për trupa në Ukrainë.