Shuhet në moshën 64-vjeçare gazetari Artur Zheji. Publicisti ndërroi jetë në qytetin e Sarandës.
Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Prej dekadash në ekran me disa emisione, Zheji ishte i njohur për qëndrimet e tij.








