Edhe këtë fundjavë, shqiptarë nga Kosova kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin shqiptar, duke sjellë një fluks të lartë në Pikën Kufitare të Morinës.
Falë marrëveshjes ndërqeveritare për sezonin turistik, kalimi kufitar po kryhet pa kontrolle, çka ka shmangur pritjet në kufi.
Megjithatë, radhë të gjata janë krijuar te Trau i Kalimashit për shkak të pagesës së tarifës. Pamjet nga mëngjesi i sotëm tregojnë radhë kilometrike në këtë segment.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 20 mijë shtetas, ndërsa më shumë se 4 mijë kanë kaluar vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.