SHBA i ka bllokuar Ukrainës prej muajsh raketat me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë.
Zyrtarët amerikanë thanë për Wall Street Journal se Pentagoni prej muajsh ka bllokuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për të sulmuar brenda Rusisë, duke e kufizuar Kievin nga përdorimi i një arme të fuqishme në luftën e saj kundër pushtimit.
Një procedurë miratimi e nivelit të lartë nga Departamenti i Mbrojtjes, e cila nuk është njoftuar, thanë zyrtarët.
Në të paktën një rast, Ukraina kërkoi të përdorte ATACMS kundër një objektivi në territorin rus, por u refuzua, thanë dy zyrtarë.
Administrata Biden kishte lejuar më parë Ukrainën t’i përdorte këto raketa kundër objektivave në Rusi në nëntor, pas përfshirjes së trupave koreano-veriore në luftë.
Megjithatë, para inaugurimit në janar, Trump deklaroi për Time Magazine se lejimi i përdorimit të raketave me rreze të gjatë ishte një gabim.
“Unë nuk jam aspak dakord me dërgimin e raketave qindra milje brenda Rusisë. Pse po e bëjmë këtë? Vetëm po e përshkallëzojmë luftën dhe po e bëjmë më të keqe. Nuk duhej të ishte lejuar,” u shpreh ai.








