Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se Uashingtoni nuk do të angazhojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht mbështetjes për Kievin.
“Nuk do të ketë trupa amerikane në terren, por do të vazhdojmë të ndihmojmë që Ukraina të ketë garanci sigurie për t’i dhënë fund luftës,” u shpreh ai.
Vance shtoi gjithashtu se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” në negociata, duke theksuar se kjo është hera e parë në tre vite e gjysmë që Vladimir Putin ka treguar fleksibilitet, veçanërisht në marrëdhëniet me Donald Trump.