Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se janë riatdhesuar 146 ushtarë rusë nga territori ukrainas, në shkëmbim me 146 të burgosur ukrainas.
Po ashtu, tetë banorë të rajonit të Kurskut, të ndaluar më herët nga Kievi, janë kthyer në shtëpi.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se presidenti Vladimir Putin është i gatshëm të rifillojë bisedimet me Ukrainën, fillimisht në Stamboll.
Ai theksoi se propozimi për dialog u rikthye pas takimeve në Uashington, ndërsa vlerësoi se kërkesa e Zelensky për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin është më shumë “teatër politik” sesa një përpjekje serioze për paqe.