Sali Berisha bëri paraditen e sotme homazhe për ndarjen nga jeta të gazetarit, analistit dhe publicistit Artur Zheji. Berisha vlerësoi figurën e Zhejit si një personalitet të spikatur në fushën e gazetarisë dhe analizës politike.
“Erdha të shpreh nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë, i analizës, i publicistikës. Artur Zheji ishte një zë më vetë në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord, mënyrën civile të servirjes do ta respektoje patjetër. Shpreh ngushëllimet familjes së nderuar, lutem bashkë me ta që shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar” tha ai.









