Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka një marrëdhënie shumë të mirë personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe është i hapur për një takim të ri mes tyre. Ai tha se njeh Kim Jong Un më mirë se kushdo, përveç motrës së tij.
Trump dhe Kim kanë zhvilluar më parë dy samite historike, në Singapor në 2018 dhe në zonën neutrale ndërmjet Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, me qëllim uljen e tensioneve ndërmjet vendeve.
Megjithatë, deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare mbi çështjen bërthamore.