Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina synon të marrë nga aleatët të paktën 1 miliard dollarë në muaj për blerjen e armëve amerikane në luftën kundër Rusisë. Ai po ashtu planifikon të diskutojë me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, për një takim të mundshëm me presidentin rus Vladimir Putin.
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas do të takohen këtë javë për të diskutuar edhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Zelensky shtoi se Norvegjia mund të ndihmojë në mbrojtjen ajrore dhe detare të Ukrainës.
Ai gjithashtu bëri me dije se Rusia po synon objektet e prodhimit të gazit natyror në Ukrainë, për të penguar përgatitjet dimërore.