-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

12 vatra zjarri në të gjithë vendin, 4 ende aktive

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes raportoi se nga ora 09:00 deri në 19:30 të së dielës, janë regjistruar 12 vatra zjarri në të gjithë vendin. Prej tyre, 8 janë shuar, 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim.

Situata më problematike paraqitet në pyllin e Pishë-Poros në Vlorë, ku zjarri i nisur një ditë më parë është përhapur me shpejtësi për shkak të erës. Forcat tokësore dhe 4 helikopterë nga Forca Ajrore dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po punojnë për të parandaluar kalimin e flakëve në kanalin e hidrovorit.

Aktiv mbetet edhe zjarri në Bogovë të Skraparit, ku përfshirja e një hangari dhe sipërfaqeve pyjore ka çuar në rreth 18 hektarë të djegur, ndërsa disa vatra janë riaktivizuar.

Në Pezë Helmës, zjarri vazhdon në një terren të pakalueshëm për mjetet zjarrfikëse, por forcat ndodhen në gatishmëri pranë banesave.

Ndërkohë, janë izoluar dhe shuar plotësisht 8 vatra zjarri në zona të tjera të vendit, përfshirë Tiranën, Shkodrën, Lezhën, Dibrën, Fierin dhe Kolonjën.

Autoritetet vijojnë punën në terren dhe mbikëqyrjen nga ajri për të vlerësuar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit