-sidi education-spot_img
16.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djegia e gomave shkakton zjarr dhe tym në Elbasan

Kryesoret

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën periferike të Elbasan, pranë lumit Shkumbin, jashtë territorit të ish-Kombinatit Metalurgjik.

Sipas të dhënave të para, flakët dyshohet të jenë shkaktuar nga djegia e gomave në hapësirë të hapur, çka ka sjellë përhapje të tymit të dendur dhe shqetësim për banorët e zonës.

Forcat zjarrëfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shuar flakët, ndërsa raportohet se rreziku është minimizuar.

Paralelisht, Policia e Shtetit ka nisur verifikimet për të identifikuar përgjegjësit dhe për të sqaruar plotësisht shkaqet e zjarrit.

Qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet në zonë deri në normalizimin e situatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit