Legjislatura e re e Kuvendit pritet të sjellë ndryshime në strukturën e komisioneve parlamentare.
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese do të ndahet në tre njësi të veçanta: për Energjinë, për Infrastrukturën dhe Mjedisin, si dhe për Bujqësinë.
Po ashtu, komisioni për reformën në drejtësi dhe antikorrupsionin, i cili ka funksionuar si i përkohshëm, do të kthehet në komision të përhershëm.
Në total, Kuvendi do të ketë 11 komisione, ku 7 pritet të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.