Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në 16 nga 17 rajonet e vendit, pas zjarreve masive që kanë përfshirë vendin në muajin gusht.
Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska i cilësoi këto zjarre si “një nga katastrofat më të mëdha mjedisore në vitet e fundit”, me mbi 3.5 milionë hektarë të djegur dhe katër viktima të konfirmuara.
Kabineti qeveritar ka miratuar masa për përshpejtimin e pagesës së kompensimeve për të prekurit, përjashtime nga taksat dhe mbështetje për banorët e zonave të dëmtuara.
Ndërkohë, opozita ka kritikuar qeverinë për reagim të vonuar, por ekzekutivi ia ka kthyer fajin rajoneve të drejtuara nga Partia Popullore, që kanë kompetencën për menaxhimin e zjarreve pyjore.