Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) paralajmëroi se uria në Gaza po përhapet me ritme shqetësuese dhe rrezikon të prekë zona të tjera, nëse nuk lejohet akses i vazhdueshëm dhe i sigurt për ndihmat humanitare.
Zëdhënësja Olga Cherevko deklaroi se situata është pasojë e vonesave dhe bllokimeve të ndihmave, ndërsa vdekjet nga kequshqyerja po shtohen çdo ditë.
Ajo theksoi se kjo krizë e shkaktuar nga njeriu mund të parandalohej dhe bëri thirrje për një armëpushim urgjent dhe zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.