-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhja e n/ kryetarit nga pakica serbe bllokon Kuvendin e Kosovës

Kryesoret

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën. Basha i mori 73 vota për, 30 kundër, ndërsa tetë deputetë abstenuan. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.

Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare nga pakicat joserbe. Për të kanë votuar 71 deputetë, një kundër dhe 23 kanë abstenuar. Ajo do ta mbajë këtë pozitë me rotacion me Fidan Jilltan dhe Artan Asllanin.

Propozimi i Listës Serbe për Sllavko Simiqin si nënkryetar nga pakicat serbe nuk ka kaluar. Për të kanë votuar 10 deputetë për, 55 kundër dhe 23 kanë abstenuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit