Një zjarr shpërtheu mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në Lushnje. Zjarrfikësit ndërhynë shpejt dhe vunë flakët nën kontroll.
Dyshohet se zjarri u shkaktua nga djegia e panelit elektrik.
Si pasojë, pallati mbeti pa energji elektrike dhe ashensorët nuk funksionojnë.