Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncon ministren Belinda Balluku për manipulim dhe vjedhje të zgjedhjeve të 11 Majit.
Në një postim në Facebook, Bardhi publikon pamje nga qendrat e votimit në Divjakë dhe Lushnjë, ku sipas tij komisionerët dhe vëzhguesit patronazhistë ushtrojnë presion mbi votuesit dhe i orientojnë ata se si të votojnë.
Bardhi thotë se kjo tregon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme, por një farsë e kontrolluar 100% nga Balluku dhe grupi i saj.
Ai shpreh shqetësim se deri tani askush nuk ka marrë masa ndaj kësaj vjedhjeje, që ai e quan më të madhen në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.