Gjashtë shqiptarë janë dënuar në Britaninë e Madhe me një total prej 28 vitesh burg, pas një operacioni të suksesshëm të policisë në qytetin e Swindon.
Ata ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal që shpërndante kokainë nëpërmjet një linje të njohur si “Denzel”.
Hetimi disa mujor i koduar “Operation Young” zbuloi se grupi drejtohej nga Saimir Neziraj, i cili u dënua me 8 vite burg.
Ai ishte përgjegjës për drejtimin dhe financimin e rrjetit.
Nertil Halili, i cili mbante telefonin e linjës së shpërndarjes nga Derbyshire, u dënua me 7 vite e 10 muaj burg.
Edmir Beqiri, që ruante drogën në Swindon, u dënua me 3 vite e 8 muaj.
Ergys Abdyli, i cili siguronte kokainën në Londër, mori 5 vite e 11 muaj burg.
Ardian Gjeta u dënua me 2 vite e 1 muaj, ndërsa Jorgo Brachousai u dënua me 16 muaj burg me pezullim.
Grupi u zbulua pas ndjekjes së lëvizjeve të tyre dhe bastisjes së disa banesave, ku u gjetën sasi të mëdha kokaine, para cash dhe prova të tjera të aktivitetit të paligjshëm.