Një grua 48-vjeçare nga Portëzi, M.F., është marrë nën akuzë nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka dhunuar kunatin e saj pas një konflikti familjar.
Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj saj.
Policia njoftoi se dhuna u ushtrua për motive të dobëta, pa dhënë më shumë detaje për ngjarjen.