Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, që përfaqëson pesë komunitetet fetare të vendit, ka bërë një apel të fortë për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Ata kërkojnë lirimin e pengjeve, ndalimin e dhunës dhe mbrojtjen e civilëve, sidomos grave dhe fëmijëve, që janë viktimat kryesore të këtij konflikti.
Këshilli thekson se shpërngulja e detyruar e popullsisë, shkatërrimi i infrastrukturës dhe pengimi i ndihmës humanitare janë shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor.
Në përkrahje të apelit ndërkombëtar, Këshilli apelon për një paqe të qëndrueshme bazuar në drejtësi dhe respekt ndërkombëtar.