-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kiev goditet nga sulme të rënda ajrore, 4 të vdekur mes tyre 2 fëmijë

Kryesoret

Gjatë natës së kaluar, Kievi u godit nga një sulm masiv rus, ku humbën jetën katër persona, përfshirë dy fëmijë, dhe u plagosën të paktën 24 të tjerë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko e përshkroi bombardimin si një nga më të rëndët kohët e fundit.

Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në rrethin Darnytski, ndërsa në zonën Dnipro shpërtheu zjarr në një godinë banimi.

Më shumë se 20 rrethe të qytetit u prekën, përfshirë një kopsht fëmijësh.

Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi mbi 100,000 shtëpi në Ukrainë mbetën pa energji për shkak të goditjeve ndaj infrastrukturës energjetike.

Mediat raportojnë se ofensiva e natës ishte e planifikuar mirë, me mbi 150 dronë të lëshuar në dy valë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit