Qeveria gjermane ka miratuar krijimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një organ i ri që do të shërbejë si platforma kryesore për vendimmarrje në çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.
Kancelari Friedrich Merz do të kryesojë këshillin, ndërsa në përbërje përfshihen ministrat kryesorë dhe përfaqësues nga autoritetet e sigurisë.
Këshilli do të mblidhet në kohë krize dhe do të hartojë strategji afatgjata.
Ai synon koordinimin më të mirë institucional dhe informacion më të integruar për vendime të shpejta dhe të mirëinformuara.
/5pyetjet.al








