Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Hapësira Publike” duke arrestuar një punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe shpallur në kërkim një inspektor të këtij institucioni për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
G. F., 33 vjeç punonjës i IMT u arrestua në flagrancë ndërkohë që K. Zh., 35 vjeç, inspektor, është shpallur në kërkim.
Po ashtu janë nisur procedime për E. Ç., 48 vjeç, dhe A. E., 26 vjeç.
Hetimet kanë zbuluar se këta individë kanë kërkuar ryshfet nga pronarët e bizneseve për të mos i ndëshkuar për shkeljet në lidhje me përdorimin e hapësirave publike, siç janë çadrat dhe tendat që zinin hapësirat përreth subjekteve.
Në kuadër të operacionit, janë sekuestruar 3000 euro dhe 27,000 lekë, dyshohet të jenë marrë si ryshfet.
Gjithashtu, është bllokuar një automjet “Audi A6” dhe katër celularë. Hetimet vazhdojnë për kapjen e K. Zh. dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm.
/5pyetjet.al









