-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Shkulim varrezat e makinave, do të kalojë ligji për trajtimin e mbetjeve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve, duke theksuar se Shqipëria është e vetmja vend në Evropë që ka “varrezat” e makinave të ligjëruara pa një kuadër ligjor.

Ai shpjegoi se ky problem do të zgjidhet përmes një ligji të ri që do të përafrojë legjislacionin shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian.

“Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar.

Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera,” – tha Rama, duke shtuar se ky është një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për eliminimin e këtyre “varrezave”.

Përveç kësaj, Kryeministri theksoi se është e nevojshme që Shqipëria të implementojë një sistem të integruar për trajtimin e mbetjeve, ku përfshihet ndarja në burim dhe përgjegjësia e prodhuesve, shpërndarësve dhe importuesve për menaxhimin e mbetjeve. Ligji për menaxhimin e mbetjeve pritet të kalojë në Kuvend brenda vitit.

Kryeministri e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm për të modernizuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri dhe për të ecur përpara në përmbushjen e detyrimeve ndaj BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit