-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiunazhi në Kosovë/ E dashura e pilotit SMS ‘Mamit’ pas sulmit në Banjskë: Bëre gabim!

Kryesoret

Serbja e Kosovës A.M., që gjendet në paraburgim në Kroaci së bashku me të dashurin e saj, pilotin ushtarak kroat J.I. dyshohet se i ka dërguar mesazhe Vladimir Radivojeviçit, të njohur me nofkën “Mami”, raporton media kroate “Index.hr”. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Radivojeviqit vitin e kaluar, ndërsa dyshohet se është i lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit të vitit 2023, gjatë të cilit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Mami” njihet si lider i “Brigadës së Veriut”, që është shpallur organizatë terroriste në Kosovë. Pilotit kroat J.I., që ishte pjesë e kontingjentit kroat të KFOR-it, dhe të dashurës së tij serbe iu gjetën mesazhe në telefonat celularë, ndër të tjera korrespondonin rreth ngjarjes së 25 shtatorit të vitit 2022, kur anëtarët e KFOR-it u sulmuan në Zubin Potok.  Në atë kohë e dyshuara A.M. i kishte shkruar “Mamit”, të cilin e kishte shok të fëmijërisë.

“Duhet të sqarosh sulmin ndaj KFOR-it në çdo mënyrë që di dhe mundesh”, i kishte shkruar ajo. Po atë ditë i dashuri i saj, piloti kroat, i dërgoi një mesazh serbes: “Vërtetë e ke prishur punën mbrëmë”. Piloti kroat J.I. akuzohet për një formë më të rëndë të krimit, e sipas prokurorisë mund të dënohet deri me 10 vjet burgim. Ai ishte personi që zbuloi informacion sekret, për lëvizjen e trupave të KFOR-it.

A.M. mund të dënohet deri me 5 vjet burgim, për një formë më të butë të spiunazhit, për mbledhjen e informacionit sekret dhe transmetimin e tij.  Çifti ishte takuar në vitin 2016 në Kosovë. Në atë kohë, piloti punonte si pjesë e kontingjentit kroat në KFOR, ndërsa serbja e Kosovës punonte si përkthyese në EULEX. Piloti dyshohet se u ka thënë hetuesve se partnerja e tij i dërgonte vetëm të dhënat të motit, që ishin të rëndësishme për të si pilot. Ai ka mohuar se shkëmbyen informacione konfidenciale. Piloti dyshohet se u ka thënë hetuesve se partnerja e tij i dërgonte vetëm të dhënat të motit, që ishin të rëndësishme për të si pilot. Ai ka mohuar se shkëmbyen informacione konfidenciale.

Skandali i spiunazhit në Kroaci, infot e fundit mbi pilotin dhe të dashurën nga Kosova

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit