-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: ‘Atentati’ i Ramës ndaj familjes

Kryesoret

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu shprehet se projektligji “Mbi barazinë gjinore” i socialistëve është një atentat ndaj thelbit te shoqërisë, ekzistencës se vetëm dy gjinive, mashkull e femër, familjes etj!

“Qeveria ka dorezuar keto dite ne Kuvend kete projekt ligj.

Ndermjet fjaleve e terma e te mjegullta kerkon t’i hapet rruge nje shoqerie shume gjinore fluide, ne kundershtim me parimet gjinore mashkull e femer te shoqerise sone, familjes se perbere nga nje burre e nje grua, duke goditur kolonat e shoqerise e te Jetes, Femijet e te ardhmen tone:

1- Projekt ligji nuk fillon dhe as permend thelbin gjinor, ate qe shoqeria e ligji njeh vetem dy gjini, mashkull e femer, sipas percaktimit qe ne lindje kjo.

Duke lene keshtu nje “porte” te hapur per spekullimet e metejshme te tij, drejt njohjes se dhjetra gjinive, ndryshimit te tyre pa kufi.

2- Ligji qellimisht ngateron gjinine me orietimin seksual, duke u futur keshtu ne konceptet LGBT, trans, gay etj, qe godasin themelet gjinore te shoqerise.

3- Ligji qellimisht gjithashtu i hap rruge termit “gjinia e perkatesia e shumefishte”, per te goditur konceptin jetik te shoqerise njerezore te dy gjinive, mashkull e femer.

Gjinia ne kete menyre sipas ketij termi ne projekt ligj i referohet identitetit gjinor te nje personi, qe mund te mos jete vetem mashkull apo femer, por mund te perfshije identitete te tjera si jogjinor(non binary), transgjinor, gjinor fluid etj, etj.

Ky koncept eshte tejet i rrezikshem edhe per femijet, sepse legalizon politikat “gender” shkaterruese, qe sot kerkohen te futen nga grupet LGBT, trans etj qe ne shkollat e viteve te para.

Keto jane disa nga kolonat kryesore te Jetes, Familjes, Shoqerise qe kerkon te godase ky dokument i paraqirur gjoja per barazine gjinore, duke perbere objektivin kryesor real e te rrezikshem te tij.

Te tjerat fjale, nene, percaktime hidhen per te maskuar thelbin e ketij projekt ligji, qe godet cfare ne kemi me te shenjta ne egzistencen tone, familjen, femijet, vlerat tona.

Godet egzistencen e nje shoqerie te perbere nga dy gjini Mashkull e Femer te percaktuar ne lindje.

Te gjithe ne kembe per te mbrojtur vlerat sublime ndaj ketij atentati shkaterrues ndaj tyre te Rilindjes” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit