Nga 14 vatrat e zjarrit të raportuara mes 27 dhe 28 gushtit, 3 janë ende aktive dhe 2 nën monitorim, ndërsa pjesa tjetër është shuar.
Në Delisuf të Vlorës po punojnë 50 forca për fikjen e një zjarri me intensitet të ulët, ndërsa në Miras të Devollit janë angazhuar rreth 70 forca për të kontrolluar zjarrin pyjor.
Vatrat në Bogovë (Skrapar), Pezë Helmës dhe Parkun Natyror Gërmenj (Korçë) janë nën monitorim nga autoritetet për parandalimin e përhapjes.
Forcat e emergjencës dhe vullnetarët vijojnë punën në terren.
/5pyetjet.al








