Shihni sa pak i ndajnë adoleshentët dhe të rinjtë me familjet e tyre (prindërit) shqetësimet intime dhe private që kanë në jetën e tyre personale.
Nga 1 në 7, kur i ndajnë pak 1, kur i ndajnë shumë 7. (Sipas sondazhit nga agjencia që i besoj më shumë në Shqipëri përballë sondazheve prej amatorësh që nuk mungojnë)
A tregon kjo krizën e familjes, izolimin e brezave nga njëri tjetri, dëshmon për atë që quhet “verbëri” e prindërve përballë halleve dhe shqetësime të rinisë?
Bisedë e gjatë. Nuk di se çfarë bën për rininë ajo që quhet Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, sepse se çfarë bën për rininë dhe sportet e di.
Dhe pastaj fajin e ka TikToku, telefoni, rrjetet sociale!!!
Të rinjtë, adoleshentët janë lënë vetëm, ata me të drejtë mendojnë se të rriturit nuk i kuptojnë, kot të flasësh me ta!
Një në shtatë pohon se kur ka halle ekzistenciale intime, shqetësime kur komunikon, hapet me prindërit!
Kujdes!