-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KLGJ reagon ndaj deklaratave të Ramës: Gjyqtarët duhet të respektohen

Kryesoret

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënoi gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj gjyqtarëve për vendimet mbi subjektet pa leje në hapësira publike, duke e cilësuar si cenim të dinjitetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

KLGJ kërkon që çdo kundërshtim ndaj vendimeve gjyqësore të bëhet përmes rrugëve ligjore dhe jo me deklarata publike, duke theksuar se gjyqtarët janë të pavarur dhe nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjit.

Këshilli shpreh mbështetje të plotë për gjyqtarët dhe u bën thirrje subjekteve publike e private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si themelin e shtetit të së drejtës.

Deklarata e plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.

Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.

KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.

Në një shtet të së drejtës i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit