Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë publikisht për votimin e Dimal Bashës në krye të Kuvendit. Kurti e ka justifikuar punimin e Dimal Bashës, që është akuzuar në dy ditët e fundit.
“Ai e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade dhe aty ka treguar se kapitulli që e ka shkruar ai nuk ka asgjë të bëj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Edhe njëherë ka shprehur vlerësimet më të larta për UÇK-në.
Problemet i kemi kur është nënshkruar Zajednica, kur janë amnistuar kriminelët serbë, kur është votuar gjykata speciale, kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin, kur politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga kjo parti, kur kanë hy në pazare për ndarjen e Kosovës, e jo ky far artikulli ku manipulohet një pjesë e testit”.
Dorëheqja e Liburn Aliut? “E falënderoj ish ministrin për kontributin. Ne duhet të vazhdojmë përpara, pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zëvendësministrin Hysen Durmishi”, tha ai.