-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lahi Brahimaj: Jam penduar që votova për Dimal Bashën kryeparlamentar

Kryesoret

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Lahi Brahimaj ka shprehur pendesën e tij që ka votuar Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Shkak për këtë, sipas tij, është artikulli i Bashës i botuar vite më parë në bashkëautorësi me Jana Arsovskën në revistën “Open Edition Journalist”, ku përmendet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte e lidhur me rrjete të drogës dhe krimit transnacional.

Në Debat Plus, Brahimaj ka thënë se nuk kishte qenë në dijeni më parë për ekzistencën e këtij punimi.

“Edhe unë e kam votuar zotin Dimal Basha. Me mendimin që ta respektojmë vendimin e Gjykatën Kushtetuese, për të dal nga kjo krizë.

Për kohën që bëhet fjalë unë kam qenë në burgun  Hagës dhe nuk kam pas njohuri dhe pothuajse se asnjë gazetë nuk e ka përmend deri këto ditë që Basha ka bërë një punim shkencor”.

“Jam i penduar dhe sikur ta dija nuk do ta votoja për asnjë çmim Dimal Bashën. Unë kam kaluar 8 vjet në Hagë dhe jam përballur me lloj lloj akuzash… edhe kolegët e mi po të ishin në dijeni nuk do ta votonin…

Për të avancuar brenda VV-së duhet me qene një njeri anti-UÇK”, ka thënë Brahimaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit