Gjatë fundjavës priten reshje shiu në disa qarqe të vendit, me intensitet më të lartë në Lezhë dhe Durrës.
Reshje mesatare dhe shtrëngata do të shoqërojnë motin në zonat e tjera, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 14 deri në 28 gradë Celsius.
Për shkak të erës së fortë dhe dallgëve deri në 1.5 metra jashtë gjirit të Vlorës, autoritetet detare kanë ndaluar nisjen e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit drejt detit të hapur, duke nisur nga ora 10:00 e datës 30 gusht.
Anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
Përmirësimi i motit pritet pas orës 08:00 të datës 31 gusht.