Një plan i bashkisë Pogradec për të dhënë 35 mijë hektarë tokë për panele diellore tek një kompani private pak ditë më parë nxori në protestë një fshat të tërë.
Banorët e Çërravës thanë se në ato toka kullosin bagëtitë, si burimi i vetëm i ekonomisë së tyre.
Sot mes tensioneve në sallë, Këshilli Bashkiak i Pogradecit zhvilloi mbledhjen ku në fokus ishte shqyrtimi i propozimit për dhënien me qira të kullotave të fshatit Çërravë.
Mbledhja përfundoi pa një vendim përfundimtar.
Çështja do të shqyrtohet në një mbledhje tjetër, ndërkohë që jashtë godinës një grup banorësh protestuan kundër shfrytëzimit të kullotave për projekte energjetike.









