Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani ka bërë thirrje për kujdes ndaj qytetarëve, duke paralajmëruar reshje shiu me intensitet të lartë nga 29 gushti deri më 2 shtator.
Ristani u kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe garanton se strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar.
“Të dashur qytetarë! Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.
Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja, shprehet Ristani.
Ajo garantoi se strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.
“Strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës, shprehet Ristani.