-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sadri Ramabaja: Klasa vektorialiste e shpifur dhe lufta hibride

Kryesoret

Klasa vektorialiste kosovare”ia ka arritur që luftën për pushtet në Kosovë, meqë nuk e fiton dot në rrugë demokratike – përmes zgjedhjeve, ta shndërroj aktualisht në një betejë për dominimin mbi hapësirën informative, jo thjesht për ulëset në Kuvend.

Nga Dr. Sadri RAMABAJA

Hyrje

Transformimi i shoqërive postmoderne ka sjellë lindjen e një klase të re politike e ekonomike, të cilën teoricienët e quajnë vektorialiste: ajo që kontrollon flukset e informacionit, rrjetet teknologjike dhe narrativat publike. Në Kosovë, ku demokracia e brishtë është e ndërvarur nga faktorët ndërkombëtarë, kjo klasë nuk përbëhet vetëm nga politikanët, por nga një aleancë e gjerë që përfshin oligarkët ekonomikë, drejtuesit e mediave, operatorët dixhitalë, OJQ-të dhe një pjesë të diplomacisë perëndimore. Beteja për pushtet politik sot nuk është thjesht një konflikt elektoral apo institucional, por një përplasje mes dy formave të vektorializmit: atij klasik-oligarkik, të trashëguar nga periudha e pasluftës, dhe atij kombëtar-digjital, që synon të afirmojë sovranitetin politik nëpërmjet narrativës kombëtare dhe mobilizimit qytetar.

Fillet e nocionit “klasë vektorialiste”

Në filozofin e teorin politike, McKenzie Wark (në librin A Hacker Manifesto, 2004) ka përdorur nocionin “klasa vektorialiste”, duke e përshkruar si elitën që kontrollon rrjedhat e informacionit, të dhënave dhe kapitalit dixhital.
Sipas tij, vektoralizmi mund të kuptohet si një regjim i ri pushteti dhe asimetrie që nuk mbështetet vetëm mbi territorin, ushtrinë apo kapitalin industrial klasik, por mbi rrjedhën dhe kontrollin e informacionit.
Që prej 9 shkurtit klasa kosovare elektoraliste duket se ia ka imponuar qëndrimin humbësve të këtyre zgjedhjeve për ta bllokuar krijimin e institucioneve dhe me këtë sërish, si në fillet pas çlirimit, po pretendon ta rimarrë peng Republikën.

Kush është pjesë e “klasës vektorialiste” në Kosovë?

Kjo e ashtuquajtur elita politike dhe oligarkike me kohë ka marrë në zotërim mediat dhe partitë kryesore politike (PDK, LDK, AAK), duke ndërtuar një sistem të kontrollit mbi kanalet televizive, portalet dhe rrjetet e informimit, për të imponuar narrativën e saj.

Pjesë e klasës vektoriale të shpifur me kohë janë shndërruar edhe operatorët e mediave dixhitale dhe rrjeteve sociale, duke impnuar pothuajse diskursin politik publik.
Kjo klasë vektoriale e shpifur, që prej Revolucionit demokratik të heshtur të 14 shkurtit 2021, kur në pushtet erdhi Lëvizj Vetëvendosje, një pjesë e mirë të diskursit politik kosovar e ka transferuar nga Kuvendi në studiot televizive që zotëron; por edhe në Facebook, TikTok dhe portale që shpërndajnë lajme të shkurtra, shpesh të manipuluara.

Oligarkët ekonomikë të lidhur me teknologjinë dhe tenderët publikë janë pjesë e kësaj klase të shpifur vektoriale. Ato kishin arritur ta ushtronin kontrollin e kontratave të telekomit, IT-së publike dhe lidhjet me diasporën përmes rrjeteve financiare.

Krejt “natyrshëm” pjesë e kësaj klase të shpifur vektoriale me kohë i kanë bërë edhe think-tank-ët dhe OJQ-të që fillimisht ishin të financuara nga jashtë. Ato shpesh funksionojnë si “vektorë narrativë”, duke prodhuar agjenda që lidhen me interesat e aktorëve të huaj.

Përplasjes aktuale mes dy rrymave

Vektorializmi klasik-oligarkik paraqet rrymën e parë të etabluar të vektorializmit kosovar. Ai lidhet me elitat e pasluftës, të cilat kontrollojnë infrastrukturën mediatike tradicionale, rrjetet ekonomike dhe kanë lidhje të forta me diplomacinë ndërkombëtare. Qëllimi i tyre është rikthimi i status quo-së dhe mbajtja e një “Kosove të kontrolluar” përmes kompromisit me Serbinë dhe përshtatjes me kërkesat e jashtme. Në fakt këtij krahu vektorialist nëse rikthehet në pushtet, nuk do të hezitonte ta rikthente temën e “shkëmbimit të territoreve” me Serbinë, që nuk është asgjë tjeëtr përveç aprovimit të aneksimit ët veriut të Republikës Serbisë!
Vektorializmi kombëtarist-digital tashmë mund të thuhet se mishërohet nga qeveria aktuale (Albin Kurti dhe Vetëvendosje). Ky model mbështetet te rrjetet sociale, mobilizimi i diasporës, aktivizmi qytetar dhe narrativa e sovranitetit. Kjo logjikë sfidon hapur dominimin e elitës së vjetër, duke përdorur një arsenal të ri komunikimi politik.

Si po manifestohet beteja për rikthim në pushtet?

E ashtuquajtura klasë vektoriale kosovare, para së gjithash betejën e opozitës për rikthim në pushtet po pretendon ta fitojë përmes pretendimit për dominim të narrativës së saj politike. Fillimisht edhe aktin e mosvotimit të vetvetes, kur opozita nuk votonte as për komisionin për verifikimin e mandateve e deri tek ky për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit që I përket minoritetit serb, pretendonin ta afishojë si bllokim me paraendim nga VV-ja!
Qëllimi ishte i qartë: ta kontrollonin diskursin publik, duke kontrolluar në vazhdimsi edhe perceptimin e legjitimitetit. Kjo shpjegon pse betejat më të ashpra zhvillohen rreth mediave dhe rrjeteve sociale. Këtë rrezik, për fat të keq, VV-ja nuk e kishte lexuar me kohë.

Në këtë betejë të ashpër politike, klasa vektoriale e shpifur ia ka arritur ta kornizojë dhe shpërfaqë qartë edhe asimetrinë mes qeverisë dhe opozitës edhe në pretendimet për t’ia mbivendosur narrativën e saj narrativës së qeverisë Kurti. Qeveria Kurti tenton të krijojë narrativën e sovranitetit dhe luftës kundër korrupsionit, ndërkaq opozita (me median e kapur dhe lidhjet ndërkombëtare) synon të rikthejë kontrollin mbi narrativën e Kosovës si shtet “i dobët, problematik”.

Në këtë betejë të ashpër nuk ka munguar edhe ndërhyrja e diplomacisë perëndimore, para së gjithash e artikuluar nga ambasadat (sidomos ajo e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe), që në këtë rast luajnë rolin e “aktorëve vektorialistë të jashtëm” – shpesh duke orientuar diskursin mediatik dhe politik në Kosovë përmes deklaratave publike dhe mbështetjes selektive.

Çfarë pasojash ka kjo betejë?

Vektoralizmi si lloj i ri i asimetrisë nënkupton një sistem ku fuqia nuk shpërndahet më sipas linjave klasike të territorit e industrisë, por sipas kontrollit të flukseve informative dhe teknologjike – duke krijuar një hierarki të re drejtuese

Politika është reduktuar shumë në imazh e narrativë më shumë sesa në program e ideologji.
Ndërkohë është shpërfaqur një asimetri e re: pushteti nuk është vetëm në duart e deputetëve ose qeverisë, por edhe të atyre që kontrollojnë platformat dixhitale dhe diskursin publik.
“Klasa vektorialiste kosovare” është një shtresë hibride politiko-ekonomike-mediatike që matet jo më me kapital të pastër apo pushtet formal, por me aftësinë për të menaxhuar flukset e informacionit dhe narrativat. Beteja për pushtet në Kosovë sot është në thelb një betejë për dominimin mbi hapësirën informative, jo thjesht për ulëset në Kuvend.

Rreziku nga krejt kjo përplasje është real për të ardhmen e Republikës. Tashmë ka shenja të qarta që mund të krijohet një “kastë vektorialiste” reale që nuk e ushtron pushtetin përmes votës, por përmes kontrollit mbi informacionin dhe mendimin publik.

Përfundim

Kosova është duke hyrë në një fazë ku vektorializmi po përcakton fatin e politikës më shumë sesa vota. Përplasja mes elitave të vjetra dhe qeverisë aktuale është, në thelb, një përplasje mes dy mënyrave për ta kontrolluar narrativën e shtetit: përmes oligarkisë së rrjeteve tradicionale apo përmes frymës nacionale të shprehur në botën digjitale dhe aktivizmit qytetar. Megjithatë, nëse kjo betejë nuk kalon në një fazë të institucionalizuar, ekziston rreziku që demokracia kosovare të shndërrohet në një fushë beteje perceptimesh, ku qytetarët janë konsumues pasivë dhe jo aktorë aktivë. Sfida e madhe e Kosovës sot është të tejkalojë dominimin e kastës vektorialiste dhe të rikthejë politikën në terrenin e saj natyror: vendimmarrjen e bazuar në program, ide dhe llogaridhënie reale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit