-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sali Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Naun Shundin!

Kryesoret

Sot përcillet për në banesën e fundit aktori dhe dramaturgu i shquar Naun Shundi.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shkruan se Naun Shundi do jetojë gjithnjë në veprën e tij.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Naun Shundin!

Të dashur miq, Naun Shundi, aktor dhe dramaturg i shquar dhe një prind, bashkëshort dhe qytetar shembullor iku përgjithmonë në jetën e përjetshme.

Duke shprehur nderimin tim me të thellë dhe ngushëllimet e mia me të ndjera familjes së tij të respektuar, miqve dhe të afërmve të tij për humbjen e pazëvendësueshme, dua të theksoj se ndarja e Naum Shundit nga jeta është humbje e rëndë edhe për Teatrin, skenën, artin dhe kulturën dhe të gjithë kombin tonë.

Naun Shundi do jetojë gjithnjë në veprën e tij. Ai nuk do kujtohet vetëm si aktori i madh i roleve gjithë ngjyra e mjeshtëri, por edhe si artisti që mbrojti me guxim të vërtetat e mëdha që besonte.

Akti i tij i fundit ishte beteja për Teatrin Kombëtar, i pamposhtur pas shembjes së të cilit ai ngriti miniteatrin privat ‘Zonja e Bujtinës’.

I ndritur dhe i paharruar roli i në skenë dhe në jetë i tij! Amin” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit