Policia ka zbardhur plagosjen e rëndë të 26-vjeçarit F. Y., më 6 dhjetor në rrethrrotullimin e Freskut, në Tiranë.
Në pranga u vu 49 vjeçari Helidon Marku, ndërsa Gjoke Ndrevataj dhe Xhemal Uka janë shpallur në kërkim si porositës të sulmit. Të tre kanë precedentë për krime kundër personit, ndërsa Marku edhe për armëmbajtje pa leje.
Në gjendje të lirë është lënë T. D., 33 vjeç, i dyshuar se shoqëroi autorin në vendin e ngjarjes dhe nuk tregoi rrethanat në polici.
Policia vijon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë. Materialet janë dërguar në Prokurori.









