-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Silvinjo: Nuk është momenti për lojtarë të rinj

Kryesoret

Trajneri Silvinjo ka dalë në konferencë për shtyp, pas shpalljes së listës për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese ndaj Letonisë. Tekniku kuqezi ka analizuar zgjedhjet e bëra, ndërsa i ka dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallë. Ai deklaroi se nuk është koha për eksperimente.

“Do ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë, duke qenë se kemi ndeshje miqësore para ndeshjes. Kemi lojtarë që kanë luajtur te U-21, por ende nuk kanë luajtur me ekipin A.

Kemi 20 lojtarë që ndjekin, 4-5 janë lojtarë të fortë dhe të mirë. Në kohën e duhur do të vijë momenti i tyre.

Letoninë e kemi parë dhe mund të ketë ndryshime. Bajrami dhe Muçi kanë bërë një rrugëtim në Kombëtare. Vijnë me kënaqësi këtu.

Bajrami kishte rrugëtim fantastik në kualifikueset e Europianit. Ndoshta nuk është në formën më të mirë, Muçi ka pësuar një dëmtim të vogël, por luajti 45 minuta dje. Kemi shumë besim te dy lojtarë.

Kam pasur shumë dilema. Puna për listën nis shumë përpara. Që në fillim të gushtit kam filluar të mendoj për listën. Ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti.

Duhen lojtarë që janë mësuar me skemat tona dhe përgjegjësitë që duhet të marrin. Kam folur shumë me veten, stafin dhe kemi besim se lojtarët do na përgjigjen në fushë”, tha Silvinjo.

Ka surpriza! Silvinjo shpall listën e kombëtares kundër Letonisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit