Turqia ka ndërprerë plotësisht marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Izraelin, si dhe ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët izraelitë.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, si pjesë e masave kundër veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.
Ndalimi pritet të ndikojë fluturimet nga Izraeli drejt vendeve si Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, duke shtuar kohën e udhëtimit.
Po ashtu, autoritetet turke u kanë kërkuar operatorëve detarë të garantojnë se nuk po transportojnë mallra të lidhura me Izraelin.
Vitin e kaluar, Turqia kishte ndërprerë tregtinë me Izraelin me një vlerë vjetore prej rreth 6 miliardë eurosh.








