Situata në Lindjen e Mesme mbetet e pasigurt, pasi pak orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, raportohet për një incident të rëndë.
Sipas mediave lokale, Forcat Mbrojtëse Izraelite dyshohet se kanë hapur zjarr ndaj një ambulance të Autoritetit Shëndetësor Islamik në fshatin Kunin, në Liban.
Nga raportimet paraprake, ka viktima, megjithatë ende nuk është konfirmuar numri i saktë i tyre.
Ky incident ka ngritur shqetësime lidhur me qëndrueshmërinë e armëpushimit dhe ka shtuar frikën për një përshkallëzim të mundshëm të dhunës në rajon.
/5pyetjet.al









