Kryeministri britanik Keir Starmer u ka dërguar një mesazh të qartë emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez në mënyrë të paligjshme, duke thënë se nuk do të lejohet asnjë hyrje ilegale dhe se ata do të ndalohen dhe kthehen mbrapsht.
Ky paralajmërim vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin ka arritur nivele rekord.
Qeveria po përballet me presion për të ulur përdorimin e hoteleve për azilkërkuesit, ndërsa protesta të vogla kanë nisur pranë disa prej tyre.
Starmer thekson se trajtimi i kësaj çështjeje do të jetë me seriozitet dhe se rrugët ilegale nuk do të tolerohen.