-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia godet Shqipërinë/ Policia: Shoferë, kujdes në rrugë!

Kryesoret

Policia e Shtetit nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

“Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve.

Punonjësit e Policisë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë janë prezentë kudo në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve, për shkak të motit të keq.

Qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me Policinë, në rastet e bllokimit të rrugëve apo problemeve të tjera për shkak të motit të keq, me qëllim koordinimin e veprimeve me gjithë strukturat e tjera shtetërore.

📞 Telefononi në 112 për çdo rast nevoje dhe respektoni udhëzimet e Policisë” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit