Sulmet izraelite në Qytetin e Gazës dhe zonat përreth po vazhdojnë të intensifikohen. Deri tani, janë regjistruar 35 viktima, përfshirë 20 vetëm në Qytetin e Gazës dhe katër persona që ishin në pritje të ndihmave humanitare.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, dhjetë banorë të Gazës, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën nga kequshqyerja në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pritur me protesta të ashpra në Kopenhagen, ku demonstruesit mbanin pankarta me thirrje për ndaljen e gjenocidit dhe sanksionimin e Izraelit.