Një turk i burgosur u hodh në det, ndërsa po transportohej me traget nga burgu i Koridhalos drejt Mytilenes në Greqi.
Mediat greke bëjnë të ditur se i burgosuri po ruhej nga katër efektivë policie, kur u ngrit papritur nga dyshemeja ku po flinte, vrapoi dhe u hodh në det, duke i zënë në befasi shoqëruesit e tij.
Incidenti ndodhi ndërsa anija ndodhej në ujërat midis ishujve Kiosit dhe Mytilen.
Policia njoftoi menjëherë kapitenin, i cili ndaloi anijen dhe filloi procedurat e kërkim-shpëtimit. Në të njëjtën kohë, u njoftua Roja Bregdetare, e cila mobilizoi anijet për të gjetur dhe shpëtuar të burgosurin.