-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e fermerëve në Greqi, bllokim aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Kryesoret

Fermerët grekë vijojnë protestat dhe këtë pasdite do të bllokojnë aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se bllokimi do të nisë nga ora 19:00 dhe do të zgjasë deri në orën 22:00, sipas orës greke.

Për shkak të protestës, do të ndalohen lëvizjet e automjeteve në këtë segment rrugor, përveç atyre që janë të lidhura me emergjencat shëndetësore.

Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe i ka sugjeruar që të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera për të shmangur bllokimet.

Protestat e fermerëve kanë vijuar për disa ditë, dhe kjo është një nga masat që ata po ndërmarrin për të shprehur kërkesat e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit