Policia greke ka arrestuar 48 persona në një operacion të madh në Kretë, përfshirë oficerë policie, ushtarakë dhe biznesmenë lokalë.
Ata dyshohen për pjesëmarrje në një rrjet kriminal të përfshirë në trafik droge dhe zhvatje.
Në qendër të hetimeve janë dy vëllezër nga Hania, të njohur si figura të fuqishme në zonë, që kishin ndërtuar një imazh të rremë biznesmenësh të suksesshëm.
Ata akuzohen si drejtuesit e organizatës, me ndikim në polici dhe gjyqësor.
Hetimet zbuluan përfshirjen e ushtarakëve në shpërndarjen e kokainës dhe lidhje me persona të akuzuar më parë për rrëmbim.
Operacioni konsiderohet si fillimi i një hetimi më të thelluar kundër krimit të organizuar në Kretë.
/5pyetjet.al