-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Menduan se ishte shqiptar, rrihet suedezi në Manastir

Kryesoret

Gazeta “INA” raporton se një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, me qëndrim të përkohshëm në Dibër është sulmuar të enjten në mbrëmje në rrugën “Rruga e Gjerë” në Manastir nga disa të rinj rreth 20 vjeç. Sipas raportimit të tij në polici, të panjohurit i janë afruar dhe kanë tentuar t’ia heqin me forcë bluzën me simbolet e Shqipërisë.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani,ka reaguar pas incidentit në Manastir.

“Sulmi në Manastir ndaj një qytetari suedez, vetëm pse u ngatërrua për shqiptar, është akt i papranueshëm dhe i turpshëm!

Dhuna mbi baza etnike është plagë e së kaluarës, e cila nuk mund të tolerohet në një shoqëri që synon standarde evropiane.

Drejtësia duhet të veprojë shpejt dhe qartë, për të treguar se askush nuk ndëshkohet për identitetin e tij, por respektohet si qytetar i lirë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit