Pas më shumë se dy muaj hetimesh për rastin e ish oficerit shqiptar Fatos Cenaj, autoritetet italiane kanë konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, duke përjashtuar çdo pistë tjetër. Sipas prokurores Maria d’Arpa, 58-vjeçari Fatos Cenaj është vrarë për hakmarrje.
Një person është tashmë në hetim nga hetuesit italianë për veprën vrasje me paramendim. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të mbledhura, gjithçka flet për një vrasje të planifikuar.
Pistat hetimore kanë çuar në Shqipëri, ku mendohet të ketë lindur shkaku i kësaj hakmarrjeje të mundshme. Disa persona janë marrë në pyetje, përfshirë familjarë, të njohur dhe banorë të zonës.
Mëngjesin e 8 qershorit, Cenaj po shkonte në punë si çdo mëngjes. Ai u gjet i vrarë. Fillimisht u mendua për ngjarje aksidentale, por në spital mjekët zbuluan një plagë plumbi në kokë. Pas tre ditësh luftë për jetën, ai ndërroi jetë. Fatos Cenaj ishte ish-punonjës burgu në Shqipëri.









