-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky paralajmëron sulme të reja në territorin rus

Kryesoret

Presidenti ukrainas Zelensky ka bërë të ditur se Ukraina planifikon të vazhdojë sulmet e saj në thellësi të territorit rus, në kuadër të masave për mbrojtjen e vendit.

Në një postim në platformën X pas takimit me komandantin e forcave të armatosura ukrainase, gjeneralin Oleksandr Syrsky, Zelensky theksoi se forcat dhe burimet janë të gatshme për operacione të reja.

“Do të vazhdojmë me operacionet aktive që janë të nevojshme për mbrojtjen e Ukrainës. Janë planifikuar edhe goditje të reja në thellësi,” shkroi ai.

Ky paralajmërim vjen në një periudhë të tensionuar përgjatë vijës së frontit, ndërsa Ukraina intensifikon përpjekjet për të goditur objektiva ushtarake dhe logjistike në territorin rus, për të penguar avancimet e forcave të Moskës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit