Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Klajdi Zhilla.
Zhilla akuzohet për veprat penale “korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se i ka kërkuar 1 mijë euro një biznesmeni në zonën e Kombinatit, për të mos ndërmarrë veprime ligjore ndaj një tende të lokalit që kishte zënë hapësirën publike.
Ngjarja është hetuar nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me strukturat e Policisë, dhe masa e sigurisë u caktua pas vlerësimit të provave të paraqitura nga organi i akuzës.
/5pyetjet.al